Moti sot në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qendër kryesore të pozicionuar në Evropën qendrore e cila do të kushtëzojë në Shqipëri mot të stabilizuar.

Sot moti do të jetë me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore. Në alpe vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuar nga reshje shiu të izoluara.

Era do të  jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 3  me lartësi vale 0,5–1,0  metër në det të hapur.

Temperaturat do të vijojnë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore   17/33°C

Zonat e  ulëta   19/38°C

Zonat  bregdetare  21/34°C