Moti sot në Shqipëri

Moti ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në qarqet e veriut e të qendrës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, me përjashtim të pjesës veriore të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave të përkohshme.

Era do të fryjë me drejtim juglindje- jugperëndim 1-10 m/sek, përgjatë brigjeve të detit Jon me shpejtësi deri në 15 m/sek me rrahje, e pasuar nga një valëzim i forcës 1-3 ballë.