Motori përplaset me makinën, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugorë në aksin Shkodër-Lezhë, fshati Beltojë, Shkodër.

Mësohet se një motor tip ” Yamaha” është përplasur me mjetin tip “Renault” dhe gjatë rrëzimit motorit ka aksidentuar biçiklistin 32-vjeçarin D. Gj. Të plagosur ka mbetur ky i fundit si dhe drejtuesi i ” Yamaha” 31 vjeçari M. S. të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht raportohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, megjithatë uniformat blu kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.