Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Japoni

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni në një vizitë zyrtare 4-ditore.

Fillimisht Rama është takuar me kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit me të cilin ka diskutuar për të arritur marrëveshje mbi investime japoneze në Shqipëri.

“Me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë”-shkruan Rama në postimin e bërë në facebook.

Kryeministri viziton Tokion në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë./Fokusi.info/