MPB: Gjendet një person pa shenja jete në një veturë

Sonte rreth orës 18 e 40 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar se, në rrugën regjionale Zhelinë-Siriçinë në afërsi të një objekti hotelerik, është vërejtur e parkuar vetura ,,Mercedes” me targa të Shkupit, ku brenda saj ka qëndruar një person pa shenja jete.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për 67-vjeçarin M.J. nga Shkupi i cili nuk ka pasur shenja dhune dhe nga jeku ligjor është konstatuar se bëhet fjalë për vdekje të natyrshme.