Ardian Hajdaraj zgjidhet kryesues i KPK-së

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e mbajtur të martën, ka zgjedhur prokurorin Ardian Hajdaraj, kryesues të ri të këtij Këshilli.

Me nëntë vota pro dhe asnjë kundër, Hajdaraj u zgjodh kryesues i ri i Këshillit Prokurorial.

Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe anëtarët Jehona Grantolli dhe Veton Shabani.

Por, që të dy janë tërhequr nga kandidimi, andaj vetëm Hajdaraj kishte mbetur në garë.

“Në frymën e kësaj ju njoftoj tërhiqem nga kandidimi për kryesues vendimi im nuk ka të bëjë me mungesën e vullnetit por ka të bëjë me qëllim dhe vullnetin e mire për funksionalizimin e organeve drejtuese dhe shpresoj se do të shërbeje në të mirën e sistemit prokurorial”, ka thënë Shabani teksa ka njoftuar për tërheqjen e tij nga kandidatura.