MPJ: Asnjë zyrtar i Beogradit nuk do të lejohet ta vizitojë Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur që të mos japë asnjë leje për zyrtarët nga Beogradi për ta vizituar Kosovën.

Përmes nje postimi në Facebook, Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme deklaroi:

“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”.