MPJ reagon pas vendimit të gjykatës serbe për Nezir Mehmetajn

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ), ka dënuar vendimin e gjykatës së Beogradit për paraburgimin prej 30 ditësh për mërgimtarin Nezir Mehmetaj.

Gjykata në Beograd ka marrë vendim që kosovari Nezir Mehmetaj të qëndroj në paraburgim prej 30 ditësh pasi që u arrestua të premtën.

Pas këtij vendimi ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), përkatësisht ministri në detyrë, Behgjet Pacolli, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi për medie, MPJ ka bërë të ditur se Pacolli e ka dënuar vendimin e gjykatës së Beogradit për paraburgimin prej 30 ditësh të Nezir Mehmetajt.

Sipas njoftimit, Pacolli e ka quajtur këtë veprim të autoriteteve serbe, marrëzi dhe se kjo çështje duhet të marrë fund.

Ai ka bërë të ditur se është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe se ka alarmuar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar.

“Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar”, citohet të ketë thënë Pacolli, raporton më tutje lajmi.net.

Po ashtu në njoftim është bërë e ditur se, Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e Neziraj dhe kthimin e tij në familje.