LB: Politika pa vizion po prodhon fërkime të panevojshme me partnerët ndërkombëtarë

Lëvizja për Bashkim vlerëson se politika pa vizion po prodhon fërkime të panevojshme me partnerët ndërkombëtarë, shkruan Fokusi.info.

Sipas Lëvizjes për Bashkim, zgjidhja e problemit kryesor, politik, me Serbinë, çështjet e tilla si kjo e targave do t’i bënte inekzistente. Në fakt, duket se pikërisht për shkak të mungesës së vizionit e guximit, ikja nga problemi kryesor dhe marrja me ato periferike, përbën vet strategjinë e Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës.

Postimi i plotë:

POLITIKA PA VIZION PO PRODHON FËRKIME TË PANEVOJSHME ME PARTNERËT NDËRKOMBËTARË

Këto ditë, udhëheqësit e institucioneve po përballen me kërkesën e shteteve të QUINT-it për shtyrjen e afatit për targat. Përgjigjja e tyre vazhdon të jetë refuzuese. Është e vërtetë që kjo çështje do zgjidhje, por qasja krejtësisht e gabuar e institucioneve tona po shkakton përplasje të panevojshme me partnerët tanë. Targat nuk janë thelbi por simptoma e problemit të pazgjidhur me Serbinë. Prandaj, edhe trajtimi i kësaj çështjeje si e veçantë, e shkëputur nga thelbi është e gabuar. Probleme të tilla të përditshme janë të panumërta, prandaj marrja veç e veç me secilën prej tyre është vetëm humbje kohe, pa ndonjë rezultat domethënës.

Zgjidhja e problemit kryesor, politik, me Serbinë, çështjet e tilla si kjo e targave do t’i bënte inekzistente. Në fakt, duket se pikërisht për shkak të mungesës së vizionit e guximit, ikja nga problemi kryesor dhe marrja me ato periferike, përbën vet strategjinë e Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës.