Muja pyet komandantin e KFOR-it: Për çfarë masakre po flet? Kush do ta bënte atë masakër?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar për deklaratën e komandantit të KFOR’it, Angelo Michele Ristuccia.

Komandanti i KFOR’it kishte deklaruar se “në Veri të Kosovës kishin shpëtuar policet e Kosovës nga një masakër”.

E Muja përmes emisionit Pressing të T7, ka pyetur komandantin e KFOR’it se kush ishte duke e shkaktuar atë masakër.

“Prej kujt kjo masakër, kush ishte duke e bërë këtë masakër. Sepse këta kanë informacion për këtë masakër”.

“15 policë i ruajtëm nga një masakër. Nga kush. Pse nuk është vëmendja te ata që deshën të shkaktojnë atë masakër të atyre që kidnapuan tre policët e Kosovës”, ka thënë Muja.