Mullhaxha-Kollçaku: Do të ishte jokorrekte nëse Vjosa Osmani rikthehet në LDK në këtë mandat

Nënkryetarja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se nuk pret që gjatë këtij mandatit Vjosa Osmani të rikthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

“Me tradhtua votën të cilën e ke marrë si deputete është jo korrekte. Në asnjë moment nuk e kisha prit një vendim të tillë”, ka thënë Kollçaku në RTV 21.

Mullhaxha-Kollçaku ka thënë se Osmani ka qenë në LDK dhe nuk i kanë dhënë hapësirën.

Ajo tha se nuk pret as që deputetët e Listës Guxo të formojnë Grup Parlamentar.