Mungojnë deputetët në Kuvend, shtyhet për të martën seanca

Është shtyrë për të martën seanca e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi në seancë munguan deputetët, prezent ishin vetëm 78 deputetë.

“Vetëm 78 deputetë janë në sallë. Shtyhet për të martën seanca. Shihemi atëherë në orën 10:00”, tha Konjufca.

Paraprakisht, kryeparlamentari i paralajmëroi deputetët që nëse nuk i mbledhin edhe 10 deputetë, për t’u bërë 80 gjithsej, do ta ndërpresë seancën e Kuvendit./Fokusi.info/