Mungon kuorumi në komision, nuk votohet projektbuxheti për 2020-ën

Komisioni për Buxhet dhe Transfere në mungesë të kuorumit nuk ka votuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.

Anëtari i komisionit nga PDK-ja, Bedri Hamza, kërkoi që të respektohet rregullorja e punës së Kuvendit.

Ai tha se është një afat shumë i shkurtër kohor që të trajtohet një material shumë i gjatë, raporton Eo.

“Nëse unë kam problem që në këtë afat të shkurtër kohor me trajtuar këtë material, po besoj që kanë problem edhe kolegët e mijë”.