Murati: Deklarata e Zyrës së Prokurorit të Specializuar më shumë pamflet politik se me elemente juridike

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të partë që paraqiten në Gjykatën Speciale.

E Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim përmes një postimi të bërë në Facebook, ka komentuar këtë aktakuzë, derisa thotë se kjo ngjanë më shumë në një pamphlet politik sepse një deklaratë me elemente juridike.

Ky është postimi i Muratit:

Deklarata publike e Zyrës së Prokurorit të Specializuar mu duk më shumë një pamflet politik sesa një deklaratë me elemente juridike. Ma çoi mallin e disa kohërave tjera kur roli i prokurorive ishte edhe politik. Pak është të them se mbeta i habitur nga kjo deklaratë dhe jo profesionalizmi i saj.