Murati: Kosova u bë me qeveri dhe ky është lajm i mirë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se Kosova u bë me qeveri dhe ky lajm duhet të na gëzojë të gjithëve, transmeton Fokusi.info.

Kosovën e presin procese të rënda, e nëpër rrugë të vështira duhet të kalojmë të gjithë, dhe rendi e do që t’ia japim nja 100 ditë që të shohim drejtimin me sy kritik punën e saj, shton tutje Murati.

Statusi i plotë:

Sot më në fund Kosova u bë me qeveri dhe ky është lajm i mirë e që duhet t’i gëzohemi të gjithë. E mira e vendit është që pas zgjedhjeve të kemi sa më shpejt që është e mundur qeveri të dal nga to. Kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha dhe të gjithë duhet të jemi të mobilizuar ta vështrojmë me sy kritik punën e saj. Sidoqoftë rendi e do që t’ia japim nja 100 ditë që të shohim drejtimin që do ta marrë kjo qeveri, edhe pse kjo normë asnjëherë nuk është praktikuar në të kaluarën në Kosovë e sidomos jo nga subjekti fitues i këtyre zgjedhjeve -LVV-ja. Megjithatë kohë për kritika do të ketë sa të duam. Sonte le të relaksohemi të gjithë e le të presim të fillojë puna e qeverisë, që se së paku të kemi kë të kritikojmë e kë të lavdërojmë. Kosovën e presin procese të rënda, e nëpër rrugë të vështira duhet të kalojmë të gjithë./Fokusi.info/