Keqmenaxhimi i krizës energjetike nga Qeveria Kurti, Kuvendi nuk miratoi formimin e komisionit hetimor

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar themelimin e komisionit për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës.

Me 23 vota për dhe 50 kundër, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të themelojë komisionin për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër themelimit të këtij komisioni.