Murati: Me ri përcaktim të kufijve do të përfundonin vuajtjet e Kosovës

Valon Murati në intervistën e realizuar për Front Online ka folur edhe për shkëmbimin e territoreve.

Ai thotë se kanë insistuar që të ketë të drejta reciproke për komunat veriore dhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Ripercaktimi i kufijve sipas Muratit do të ndryshonte shumë situata.

Murati mbetet i të njëjtit mendim se vuajtjet e Kosovës do të përfundonin me ripërcaktimin e kufijve.

“Vullneti i shqiptarëve është që të bashkohen me Kosovën ashtu siç është i serbëve në tri komunat veriore. Konteksti kur mund të jetë i vështirë ripercaktimi i kufijve ne kemi insistuar që të ketë të drejta reciproke për këto dy pjesë dhe ajo është zgjidhja më e mirë se do t’i përfundonte të gjitha vuajtjet e Kosovës, do ta shtrinte sovranitetin në gjithë territorin e vet do të shpëtonin shqiptarët nga dhuna, presioni në të cilën ata janë në Serbi do të krijojshin rrethana me një zgjidhje të tillë edhe për ndryshimet kushtetuese. Rrethanat që jemi e kemi të vështirë të vendosim e ta fuqizojmë sovranitetin”, tha ai për Front Online.