Murati njofton se nuk aprovohet kërkesa e Qeverisë që paga minimale të jetë 264 euro

Ministri i Finacave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se sapo ka përfunduar takimin me Këshillin Ekonomik Social, ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimit të pagës minimale në vend.

Murati përmes një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se si Qeveri ka propozuar që paga minimale të jetë 264 euro në muaj, apo 1.5 euro për orë.

Këtë propozim të Muratit e kanë kundërshtuar sindikatat.

“Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të spjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale”, ka shkruar Murati.