Murati përkujton bashkëveprimtarin Dylber Beka

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka përkujtuar bashkëveprimtarin Dylber Beka në 15 vjetorin e vdekjes, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se Dylberi herët ishe angazhuar në LKÇK dhe ishte pjesë e njësitit gueril “Rexhep Mala” që komandohej nga tani dëshmori Agron Rrahmani.

Statusi i plotë:

Sot 15 vjet ndërroi jetë shoku i dashur Dylber Beka si pasojë e një sëmundjeje të rëndë me gjasa të marrë për shkak të torturave në burgjet serbe. Dylberi herët ishe angazhuar në LKÇK dhe ishte pjesë e njësitit gueril “Rexhep Mala” që komandohej nga tani dëshmori Agron Rrahmani. Në janar të viti 1997 do të arrestohet dhe dënohet me 9 vite burgim. I paepur e i pakompromis ishte në burgjet serbe me pushtuesin ashtu siç ishte solidar e i dashur me shokët. I përjetshëm qoftë kujtimi për të./Fokusi.info/