Murati: Pohimet për integrimin e veriut, pandemia i shndërroi në përralla propagandistike

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se pohimet për integrimin e veriut të Kosovës, pandemia i shndërroi në përralla propagandistike, transmeton Fokusi.info.

“Pas vitit 2008, asgjë më shumë se kjo kohë pandemie nuk ka dëshmuar gjendjen reale të kontrollit të pushtetit dhe sovranitetit praktik në pjesën veriore të Kosovës. Serbia dhe masat e ndërmarra prej saj janë ato që zbatohen edhe atje, përderisa pushteti jonë është gati inekzistent”, shkruan Murati.

Murati tutje thotë se përrallat e integrimit të veriut, më nuk mund t’i blej askush, sepse komunat serbe në veri janë integruar aq sa i ka interesuar Serbisë dhe aq sa kurdo që të dojë ajo ta destabilizojë Kosovën përmes tyre.

Postimi i plotë: