Murati: Porosia e Komisionit të Venecias, respektojini vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka deklaruar se Komisioni i Venecias po na sygjeron ta respektojmë gjykatën tonë kushtetuese, shkruan Fokusi.info.

Ai thotë se se duhet të shpresojmë që të shpresojmë se nuk do të shndërrohemi në shoqëri që do t’i kontestojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Statusi i tij i plotë:

Komisioni i Venecias po na sygjeron ta respektojmë gjykatën tonë kushtetuese

Porosia e Komisionit të Venecia: respektojini vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Një porosi që vlen për të gjithë. Të shpresojmë se nuk do të shndërrohemi në shoqëri që do t’i kontestojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Mund të mos pajtohemi me vendimet, për më tepë mund të bëjmë përpjekje për të ndryshuar kushtetutën bazuar në procedurat e parapara (jam prej atyre që besoj se kushtetuta duhet ndryshuar dhe punoj për këtë çështje), ama duhet të mësohemi që vendimet e institicioneve t’i respektojmë.