Murati: Ripërcaktimi i kufijve, opsioni më i mirë për ta larguar përfundimisht ndikimin e Serbisë në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati thotë se janë tri opsione sesi mundë të përfundojë dialogu me Serbinë: ripërcaktimi i kufijve, asociacioni me kompetenca ekzekutive i komunave serbe (që është autonomi politike territoriale) dhe vazhdimi i status-quos, shkruan Fokusi.info.

Ai thotë se Kosova me këtë marrëveshje nuk e ka mbyllur çështjen e konsolidimit të plotë të sovranitetit të saj të jashtëm dhe të brendshëm shtetëror.

Të jam i qartë në asnjë moment pavarësia dhe shteti i Kosovës nuk rrezikohet. Ajo për të cilin po flasim është që të rrumbullakësohet procesi i shtet-formimit dhe ta largojmë përfundimisht ndikimin e Serbisë në Kosovë si ndikim negativ e t’i shndërrojmë raportet me të raporte të një fqinjësie që do të shkonte duke u normalizuar me kohën.

Statusi i tij i plotë: