Murati ‘shpërthen’ ndaj LDK-së: E urrejnë çdo gjë që është shqiptare!

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, përmes një shkrimi në facebook ka kritikuar ashpër LDK-në për të cilën thotë se po urren çdo gjë që është shqiptare, shkruan Fokusi.info.

Ky reagim erdhi për shkak se Qeveria e Kosovës vendosi që ‘dita e flamurit’ për 28 nëntor të mos jetë ditë pushimi.

Murati tha se një pjesë e LDK-së ka urrejtje të paimagjinueshme ndaj çdo gjëje shqiptare.

Tutje, ai tha se po luftohet flamuri, Shqipëria dhe identitet kombëtar shqiptar.

“Qeveria paska vendos që të hënën të mos jetë ditë pushimi. Në këtë kosovacentrimizmin e një pjese të LDK-së ka një urrejtje të paimagjinueshme dhe jo racionale ndaj çdo gjëje që është shqiptare. Luftohet flamuri, luftohet Shqipëria, luftohet identiteti kombëtar shqiptar”

Postimi i plotë:

Kosovacentrizmi i LDK-së kundër 28 Nëntorit!

Qeveria paska vendos që të hënën të mos jetë ditë pushimi. Në këtë kosovacentrimizmin e një pjese të LDK-së ka një urrejtje të paimagjinueshme dhe jo racionale ndaj çdo gjëje që është shqiptare. Luftohet flamuri, luftohet Shqipëria, luftohet identiteti kombëtar shqiptar. Kjo luftë është luftë ndaj vetes. Andaj edhe dëmi më i madh i bëhet vetes. Në këtë rast i bëhet edhe LDK-së, por edhe Kosovës dhe krejt interesit shqiptar në Ballkan.