Ushtarët e FSK-së përgatiten në fushën e kërkim-shpëtimit

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim-Shpëtim po vazhdon me përgatitjen dhe certifikimin e kuadrove të reja të specializuara në fushën e kërkim-shpëtimit, shkruan Fokusi.info.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njoftoi se edhe 13 specialistë të rinj iu shtuan pas përfundimit të suksesshëm të Kursit të Avancuar.

“Falënderim i veçantë për stafin tonë që me sakrificë të madhe po vazhdojnë për të dhënë më të mirën! Qendra jonë Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim-Shpëtim po vazhdon me suksese të mëdha si një ndër qendrat më të mira në këtë fushë në rajon e më gjerë”, ka shkruar Mehaj.