Murati ua rikujton pensionistëve që të paraqiten në zyrat e pensioneve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ua rikujtuar pensionistëve që të paraqiten në zyrat e pensioneve.

Murati ka rikujtuar se për të evituar tollovitë, kanë bërë ndarjen në dy grupe, që duhet të paraqiten sipas radhës – të pavaksinuar dhe vaksinuar.

Tutje, ai theksoi gjithashtu se për të dëshmuar vendbanimin, pensionistët duhet ta kenë me veti edhe faturën energjisë elektrike.

Njoftimi i plotë:

Që nga java e kaluar MFPT ka njoftuar pensionistët se është rikthyer detyrimi që ata të paraqiten në zyrat e pensioneve.

Për të evituar tollovitë, kemi bërë ndarjen në dy grupe që duhet të paraqiten sipas radhës – të pavaksinuar dhe vaksinuar.

Të gjithë pensionistët që NUK kanë marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve para datës 14 korrik 2022.

Të gjithë pensionistët tjerë, janë të obliguar të paraqiten më së largu deri me datën 12 gusht 2022.

Me rëndësi:

Për të dëshmuar vendbanimin, pensionistët duhet të sjellin me vete edhe faturën e energjisë elektrike.

Fatura duhet të jetë në emrin e pensionistit, apo në emër të familjarit me të cilin pensionisti jeton në bashkësi familjare.

Në rast se jeton me qira, atëherë duhet edhe kontrata e qirasë, bashkë me faturën e energjisë elektrike.