Muriqi pas Vokrrit bëhet shqiptari i dytë që do të luaj për Fenerbahçen

Sulmuesi i Përfaqësuesës së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak ditësh është transferuar tek gjigandit i futbollit turk Fenerbahçe.

Transferi i Muriqit erdhi pas shumë spekulimeve lidhur me të ardhmën e tij.

Ai lidhej me një kalim të mundshëm tek rivali i Fenerit, Galatasaray, por edhe me qëndrim të mundshëm tek Rizespor.

Pas kalimit të tij tek gjigandi turk ai nuk është shqiptari i parë që ka rastin të luaj për ta.

Para tij në këtë klub ka luajtur edhe legjenda e futbollit, Fadil Vokrri, në vitet 80-82.