Muriqi po kërkohet nga klubi i Premier Ligës

Vedat Muriqi është duke kaluar një formë të shkëlqyer fizike.

Pas Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, sulmuesi nga Kosova po kërkohet edhe nga Leicester City.

E përditshmja turke “HaberGlobal” shkruan se për të parë nga afër Muriqin, klubi anglez ka dërguar agjentin për të vendosur në lidhje me një transferim të mundshëm të futbollistit nga Prizreni.

Sulmuesi i Fenerbahçes ka shënuar 10 gola në 15 paraqitje me klubin turk këtë sezon, duke marrë vëmendjen e disa klubeve prestigjioze në Evropë.