Muriqi shënon sërish për Mallorcën, spektakël nga sulmuesi shqiptar

Vedat Muriqi sërish protagonist me fanellën e Mallorcas.

Sulmuesi i Kosovës realizoi në minutën e 48-të duke zhbllokuar sfidën me Espanyolin.

Në këtë formë, Muriqi vijon të mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm për Mallorcan duke rezultuar shpeshherë vendimtar për të tijtë ndërsa edhe në këtë rast bëri që të shpërthejë festa në kampin e spanjollëve.

Ky ishte goli i gjashtë në këtë sezon për 28-vjeçarin në 10 ndeshje të La Liga.

https://youtu.be/RswRQUWkn6o