Real Madridi fitoi derbin e kryeqytetit spanjoll

Real Madridi fitoi derbin e kryeqytetit spanjoll me rezultatin minimal 1-0. Skuadrës së Zinedin Zidan i mjaftoi goli i sulmuesit francez Karim Benzema në minutën e 56-ë të sfidës kundër Atletiko Madridit, e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.

Kjo fitore forcon moralin e “Los Blancos”, të cilët mbrojnë kreun e klasifikimit në kampionatin spanjoll me 49 pikë, 6 më shumë se rivali direkt Barcelona, por që ka një ndeshje më pak.

Pas fitores në finalen e Superkupës së Spanjës, Reali i shkakton një tjetër tronditje Atletikos, e cila vuan dhe skualifikimin nga Kupa e Mbretit.

https://youtu.be/pXrWy9OtjOo