Mushkolaj: Asociacioni do bëhet, Kurti do t’i ndryshojë deklaratat

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i ndryshojë deklaratat e tij për Asociacionin e Komunave të Shumicë Serbë, edhe sipas Musholaj-it ky asociacion do të formohet.

“Nuk është një pyetje e re për Asociacionin, pat të drejtë kryeministri Kurti, por Kurti do të këtë përgjigje të re për Asociacionin, ky është dallimi tash edhe para 9 vjetëve, për shkak se është qartë që Asociacion do të formohet”, ka deklaruar Mushkolaj.

Sipas tij, Këshilltari i Departamentit Amerikanë të Shtetit, Derek Chollet nuk ka thënë diçka te re por është një qëndrimi konsistonte i ShBA-ve.

“E re është deklarata nga Chollet për dinamizmi të dialogut, edhe për të arritur mbase atë afatin që ne e kemi dëgjuar vetëm nga kryeministri Albin Kurti, që afati është fundi i marsit”, ka thënë Mushkolaj.

“Por ma urgjente se ai afate është kur kemi të bëjmë me situatën aktuale që veri të Kosovës. Vakumi flet për një seriozitet të situatës atje, që duhet t’i jepet zgjidhje”, ka theksuar ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai ka përfunduar duke thënë se zgjidhja për situatën në veri të Kosovës, arrihet nëpërmjet marrëveshjes finale se sipas tij në të kundrën është e pamundur.