Mushkolaj i drejtohet ministrit të shëndetësisë: Kthehu në Amerikë

Një vizitë e ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi në Turqi, ka nxitur jo pak reagime në Kosovë.

Gjatë një takimi me guvernatorin e Izmirit, Latifi i kërkoi këtij të fundit bashkëpunim në nivelin shkencor.

E analisti Imer Mushkolaj në një postim në facebook, i kërkoi Rifat Latifit që të kthehet në Amerikë sa më shpejt.

“Dmth. krejt problemet i kemi zgjidhë n’shëndetësi, veç hulumtimet shkencore po na mungojnë. Profë, të kanë vendosë n’vend t’gabuar. S’po ta rrokë me menaxhim. Kthehu n’Amerikë, sa ma shpejt aq ma mirë – edhe për ty, e sidomos për ne”, ka shkruar Mushkolaj në facebook.