Digjet një shtëpi në Skenderaj

Një shtëpi në Rakinicë të Skenderajt ka marrë flakë, njofton DrenicaPress.

Shkaqet e djegies së shtëpisë ende nuk dihen.

Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin dhe persona të lënduar nuk ka as nga zjarrfikësit e as nga familja.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komitetit për “Mbrojtje dhe Shpëtim” në Skenderaj, Berat Dajaku:

Sot rreth orës 16:15 është djegur shtepia e Jeton DAJAKUT. Në emer të komitetit dhe në emrin tim familjes Dajaku i shprehim keqardhje për rastin e ndodhur dhasht Zoti të jetë rasti i fundit,po ashtu familjes i urojmë shendet. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Po ashtu një falenderim për Zjarrëfikësit për punën e tyre të palodhshme në ndihmë ndaj qytetarëve tanë. I bëjm thirrje organeve Komunale që familjes Dajaku ti dalë në ndihm për aq sa është e mundur.