Mushkolaj-Kurtit: Është i njëjti Lajçak të cilin dikur e lavdëroje

Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit, ku ky i fundit akuzoi Lajçakun se në takimin e së enjtes ka qenë i anshëm dhe ka dëgjuar vetëm propozimin e Serbisë.

Mushkolaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Lajcak është i njëjti person të cilin Kurti dikur e mbronte dhe e lavdonte.

‘’Është i njëjti Lajçak, të cilin dikur Kurti e mbronte dhe e lavdonte.’’ ka shkruar ai.