Reagim nga Kryesia e degës së LDK-së, në Vushtrri ndaj U.D të Kryetarit, Xhafer Tahirit

Pas zhvillimeve të fundit në degën e LDK-ës, në Vushtrri, kanë reaguar shumica e kryesisë së degës në Vushtrri, të cilët kundërshtojnë vendimin e pa bazë dhe anti-statutar që ka marrë z. Xhafer Tahiri në mbledhjen e thirrur në mbrëmjen e datës 14.01.2022.

Në atë takim së pari nuk ka pasur kuorum për mbajtjen e mbledhjes, pastaj për atë mbledhje për qëllime të caktuara dhe me prapavijë nuk janë thirrur as gjysma e kryesisë së degës. Andaj, njoftojmë simpatizantēt dhe elektoratin e LDK-ës, në Vushtrri se vendimi i marrë nga z. Tahiri për përjashtimin e 3 asambleistëve tanë është i pa bazë dhe i pa qëndrueshëm.

Anëtarët e Kryesisë që nuk kanë qenë prezent në mbledhje janë:

1.Rrezarta Krasniqi-Nënkryetare
2.Avdi Avdiu – Sekretar
3.Agron Perçuku
4.Shkelzen Feka
5.Fevzi Perquku
6.Ekrem Merovci
7.Agim Krasniqi
8.Agim Bregaj
9.Berat Ademi
10.Bahrie Spanca
11.Bedri Imeri
12.Ismet Gashi
13.Adnan Lahu

Anëtarët të cilët ishin prezent në takim janë:

1.Xhafer Tahiri – U.D Kryetar
2.Afrim Namani
3.Berat Sadiku
4.Lutfi Gerguri
5.Betim Grabanica
6.Bujar Pllana
7.Fadil Bahtiri
8.Amir Haradinaj
9.Merita Januzi
10. Ajet Avdullahu- për herë të parë merr pjesë në mbledhje të kryesisë!

Shkelzen Xhaferi – zëdhënës i degës, nuk është anëtar i Kryesisë dhe si i tillë nuk ka të drejtë vote.