Mushkolaj: Ministri i shëndetësisë shëtit nëpër botë, pacientët detyrohen t’i blejnë vetë edhe fashat e rëndomta

Analisti Imer Mushkolaj, ka kritikuar ministrin e shëndetësisë për gjendjen në shëndetësi, derisa ka thënë se për ta kuptuar gjendjen aty, mjafton të kesh të sëmurë në QKUK.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se derisa ministri shëtit nëpër botë, pacientët detyrohen t’i blejnë vetë thuajse të gjitha ilaçet, madje edhe fasha të rëndomta.

Mushkolaj ka thënë se ministri bën mirë të kthehet andej nga ka ardhur, sa më shpejt.

Postimi i tij i plotë:

Për të kuptuar gjendjen në shëndetësinë kosovare mjafton të kesh të sëmurë në QKUK, sikurse unë këto ditë. Përkundër angazhimit dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, pacientët duhet t’i blejnë vetë thuajse të gjitha ilaçet, madje edhe fasha të rëndomta. Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë shëtit nëpër botë, prej konference në konferencë, pa ndërmarrë asnjë hap serioz për ta përmirësuar këtë sektor. Një ministër koti, që nuk e ka idenë e menaxhimit. Një ministër që bën mirë të kthehet andej nga ka ardhur. Sa më shpejt, aq më mirë./Fokusi.info/