E zë dollapi i shkollës, humbë jetën 9 vjeçari shqiptar

Një nëntë vjeçar shqiptar në Angli, ka humbur jetën pasi iu rrëzua dollapi mbi të në një shkollë në Essex.

Rasti ka ndodhur të enjten në një klub noti, në shkollën “Great Baddoë në Chelmsford.

BBC, ka shkruar se pas incidentit Leo Latifi ishte dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkaq, Policia tha se Leo ishte me anëtarët e familjes kur u rrëzua nga një dollap i cili më pas i ra sipër.

Mësuesja në St Michael, Maria Rumsey, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin “të tronditur dhe tepër të pikëlluar” nga humbja e nëntë vjeçarit.

“Leo do të na mungojë shumë të gjithëve. Ishte një shkëndijë në shkollën tonë. Fytyra e tij e ndriçonte klasën dhe sytë e tij të kaltër na bënin të gjithëve të buzëqeshnim. Ai ishte një shkencëtar në ardhje, i cili vetëm të mërkurën ishte në elementin e tij duke gjuajtur për insekte në oborrin e shkollës”, tha ndër të tjera mësuesja.

Lidhur me rastin e nëntë vjeçarit shqiptar, organet kompetente të sigurisë në Essex, bashkë me Policinë e Essexit po e hetojnë rastin.