Musliu, Bajqinovcit: Në KTV je ushqyer me propagandë anti – kombëtare!

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili përmendi rastin e Flora Brovinës me foto-montazhën e një masakre.

“Nuk e frikon askënd. Askush s’mund ta frikoj. Ti je i fundit që drejton gishtin nga dikush. Sot u përmend edhe motra ime, si një familjare. Motra ime i plotëson gjitha kriteret dhe shkollimin. Në KTV je ushqy me propagandë anti-kombëtare”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, Bajqinovci iu përgjigj duke i thënë se s’ka asnjë argument ndaj tij.

“Në mungesë të argumenteve të deputetes, doli dhe nuk tregoj asgjë në fjalimin e saj. Ajo nuk pat ndonjë argument që kemi gënjyer apo diçka. Keni punësuar nëpër diplomaci, shërbim civil, nuk keni lënë vend pa punësuar. Javëve në vazhdim do të ballafaqoheni me gjëra shumë më shumë”, është shprehur ai.