Musliu deputetëve të LVV-së: Bini në bark e shpinë, rrotullohuni si të doni, historinë s’keni me mujt me rishkru

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka replikuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli rreth Strategjisë së Sigurisë 2022-2027.

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është treguar e ashpër ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht ndaj Enver Dugollit.

Ajo ua ka përsëritur se nuk do ta kenë mundësinë që të rishkruajnë historinë.

“Jepjani edhe 20 herë fjalën Enver Dugollit, se nuk mundet me e bë këtë strategji më të mirë se që është. Kjo veç strategji nuk është. Të drejtë me marrë fjalën nuk pati, sepse në emër të komisionit e paraqet raportin kryetari i Komisionit dhe asnjë deputet tjetër. Dhe tha, nuk përmendët, tha memoria institucionale se nuk duam të bëjmë çka keni bë ju që 20 vjet. Veç një fjalë po ua them, bini në bark e shpinë, rrotullohuni si të doni, historinë s’keni me mujt me rishkru. Ky vend ka histori, ky vend ka memorie institucionale, ky vend ka edhe ka me pas njerëz që i vazhdojnë projektet e mira që kanë qenë. Prandaj mos u koritni o burra. Mos u koritni sepse jeni dalë përtej Bilahi duke mohuar gjithçka që është bërë në këtë vend”, është shprehur Musliu./Fokusi.info/