Musliu i reagon Hotit: E papranueshme deklarata jote, Policia dhe Inspektoriati duhet të motivohen

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar kryeministrit, Avdullah Hotit ku tha se Policia dhe Inspektorati po shkelin vendimet e Qeverisë, nuk po zbatojnë masat anti-Covid.

Musliu deklaratën e Hotit e ka quajtur të padrejtë, ku thotë që Policia e Kosovës dhe inspektoriati duhet të motivohen dhe të inkurajohen për punën që po bëjnë që nga lajmerimi i rasteve të para me Covid-19, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Deklarata e Kryeministrit Hoti se: Policia dhe Inspektorati po shkelin vendimet e Qeverisë, nuk po zbatojnë masat anti-Covid, është e pa pranueshme dhe e padrejtë.

Policia e Kosovës dhe inspektoriati duhet të motivohen dh te inkurajohen për punën që po bëjnë që nga lajmerimi i rasteve të para me Covid19.
Nëse nuk mund të bëjmë më shumë për ta, të jemi të paktën mirënjohës dhe falenderues për sakrificën e tyre?!

?Kujdes ? vret!
Sot trim vlersohet ai qe bartë ? dhe mbanë distancë⬅️➡️.