Mustafa: Marrëdhëniet me SHBA’në janë në fazën më kritike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në fazën më delikate dhe kritike, transmeton Fokusi.info.

Mustafa ka thënë se taksa dhe reciprociteti duhet të hiqen dhe marrëdhëniet me SHBA’në duhen të ruhen, sipas tij ky është qëndrimi dhe zëri i LDK’së.

Postimi i plotë nga Mustafa:

Të nderuar qytetarë,

Marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike. Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi.

S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.
Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky eshte qendrimi dhe zëri i LDK-së.

Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA.

Jam në komunikim me Ambasadorin Grenell. E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Washington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së.

Do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të. IM