Pesë të lënduar në Graçanicë në aksident trafiku

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në orët e pasditës në Graçanicë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 13:00 në rrugën Graçanicë-Shushicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.