Mustafa: Nuk bie në nivelin e Kurtit, s’e quaj ‘superkriminel’ pasi e shkeli Kushtetutën por le të mbledhë mend

Pasi Gjykata Kushtetuese ka shpallur jokushtetues vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, në media dje ka qarkulluar një video e kreut të VV-së, Albin Kurti, ku e quante Isa Mustafën ‘superkriminel’ që e ka shkelë Kushtetutën.

Atë deklaratë, Kurti e kishte bërë në kohën kur Kushtetuesja kishte dhënë mendimin për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërkohë, Isa Mustafa është pyetur nga gazetarët lidhur me këtë deklaratë, pasi tani edhe vetë Kurti doli se e ka shkelur Kushtetutën.

“Me nis me ia kthy zotit Kurtit krejt cka ka thanë për mu, do ta ulsha krejtësisht nivelin edhe timin edhe të subjektit tim që përfaqësoj. Ajo që është dhënë për Asociacionin, nuk është dhënë si shkelje e Kushtetutës, por vetëm që ka qenë jashtë frymës së Kushtetutës, kështu është konstatuar. Unë tash nuk vlerësoj se a është dikush kriminel a superkriminel, pro të gjithë ne kemi vlerësuar për këtë hap të qeverisë. Jam i bindur që qeveria duhet t’u kërkojë falje qytetarëve dhe të merr mend që të mos bëj veprime në kundërshtim me Kushtetutën.”, ka thënë Mustafa.

Lexo edhe:

Isa Mustafa deklarohet pas takimit me presidentin Thaçi