Mustafa: Për futjen e PDK-së në qeveri do të flas me partnerët

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se për mundësinë e futjes së PDK-së në Qeveri do të flas me partnerët e koalicionit qeverisës.

Në një prononcim për T7, ai ka thënë se të gjitha çështjet janë të zgjidhshme. “Jo s’kemi diskutu, por do të ulem me partnerët, me z. Haradinaj, me z. Limaj, me Kryeministrin, të bisedojmë për të gjitha çështjet. Besoj se të gjitha janë të zgjidhshme”, ka thënë Mustafa.

I pyetur për çështjen e presidentit, ai ka deklaruar se tani për tani kjo nuk është temë e koalicionit qeverisës. “Për presidentin, njëherë nuk është kjo temë, deri në prillin e vitit të ardhshëm është presidenti Thaçi. Presim vendimin e gjykatës (Dhomave të Specializuara) se a konfirmohet, uroj të mos ndodhë”, ka deklaruar Mustafa.