Momenti tmerrues kur lavjerrësi gjigand thyhet në mes dhe lë dy persona të vdekur në parkun e lojërave (FOTO)

Një lavjerrës gjigand, në të cilin njerëzit shkojnë për argëtim, e që një i tillë ndodhet në shumë parqe të lojërave, është çarë në dysh në momentin kur njerëzit ishin duke u argëtuar në të.

Fotot tmerruese e tregojnë momentin kur në parkun Kankaria Amusement në Ahmedabad të Indisë, lavjerrësi ndahet në dysh dhe përplaset me hekurat mbajtëse.

Nga ky aksident, 2 njerëz mbetën të vdekur dhe 27 të lënduar.

Zëdhënësi i policisë, Vijay Nehra, tha se “Një hetim është urdhëruar. Policia, së bashku me ekipin e forenzikës arritën në vendin e ngjarjes dhe po i hetojnë arsyet e aksidentit”.

Ai shtoi se “29 persona janë dërguar në spital, dy prej të cilëve vdiqën ndërsa 27 po vazhdojnë të trajtohen”, shkruan Mirror.