Mustafa për koalicionin më PDK-në: Kësaj pune i ka dekë nëna

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka mirëpritur vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar datën 22 gusht për shpërbërjen e Kuvendit.

Ndër të tjera, në postimin e tij në facebook Mustafa ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës. Ai thotë se ‘kësaj pune i ka dekë nëna’.

Ky është postimi i plotë i Mustafës.

E konsideroj të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3.

Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit. Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”. Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por ti ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit. IM