I jepet lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Bekim Krasniqit

I është dhë lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së dhe rreshterit të Policisë së Kosovës, Bekim Krasniqit, shkruan Fokusi.info.

Në ceremoninë e varrimit në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, morën pjesë familjarë,  bashkëluftëtarë, pjesëtarë të policisë dhe qytetarë.

Bekimi ishte ushtar i Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës dhe ishte ndër luftëtarët e parë që ishte inkuadruar në UÇK në Qyqavicë./Fokusi.info.