Mustafa: Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria nuk mund të marrë vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe se ky vendim është dashur të kalojë nëpër Kuvendin e Kosovës me 2/3 e votave.

‘’Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria’’, ka shkruar ai.

‘’Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit’’, shton Mustafa