‘Na nxorrën nga shtëpia, mendova se do na vrasin’, Gold AG rrëfen momentin e tmerrit

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ai ka rrëfyer pesë nga datat e tij më të rëndësishme të jetës, duke kujtuar kështu edhe datën e veçantë të vitit 4 prill të vitit 1999.

“Kanë ardhur dhe na kanë nxjerrë nga shtëpia dhe na kanë çuar te treni. Unë faktikisht kurrë nuk e kisha pas parë atë pjesën në Dragodan që ka trena, kështu që e pash edhe atë pjesë dhe mendojsha mos kanë për të na vrarë. E mbajsha mend prej xhirimeve tjera qysh i kanë vrarë,edhe unë në atë moshë e kisha këtë mendim, isha në moshën 12 vjeçare dhe më pas na quan në Bllacë”, ka thënë reperi me prejardhje nga Presheva.

Më tej, ai ka rrëfyer se më pas dy ditësh qëndrimi në Bllacë, familja e tij janë shpërngulur për në Strugë, ku kanë qëndruar deri në përfundim të luftës.

Duke kujtuar përjetimet dhe vuajtjet e asaj kohe, kjo është arsyeja që reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, sot në repertorin e tij numëron një numër të madh këngësh, dedikuar heronjve të luftës.

Gold AG së fundmi prezantoi për fansat këngën e tij më të re me Adem Ramadanin të titulluar “Era Ramazan”, e cila u publikua në kuadër të muajit të shenjtë të myslimanëve.