“Na priftë e mbara”: Çfarë po paralajmëron Çitaku pasi PDK shpalli zgjedhjet e brendshme për kryetar

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka komentuar shpalljen e zgjedhjeve brenda PDK’së.

Çitaku ka thënë se në një demokraci të shëndoshë, roli i opozitës është i rëndësishëm.

“PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë. Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo”, ka shkruar ajo ndër të tjerash në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë.

Përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme.

Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo

Respekt maksimal për Enver Hoxhajn, i cili në rrethana krejt të jashtëzakonshme mori përgjegjësinë për ta udhëhequr PDK-në.

Na priftë e mbara!