Napoli interesohet për Marash Kumbullën

Marash Kumbulla është një nga realitetet më të bukura të Serisë A dhe sigurisht që duke parë shpërthimin e talentit shqiptar, edhe klubi i Veronës nis të fërkojë duart.

19-vjeçari ka mahnitur me ndeshjet e bëra deri tani, aq sa ka ndezur interesin e një prej klubeve më të mëdha italiane. Napoli është skuadra e parë që ka nisur sondazhet. Të kaltrit kanë marrë informacione mbi vlerësimin që i bën Verona qendërmbrojtësit shqiptar.

Nëse deri një vit më parë vlera e Kumbullës, sipas uebsajtit të specializuar “transfermarkt”, ishte 750 mijë euro, përgjigjja që Verona i ka dhënë Napolit për Marashin është 10 milionë euro.

Shkurt, ankandi është i hapur dhe Kumbulla tashmë mund të ëndërrojë një të ardhme në skuadrat elitare të Serisë A.